
Një lajm i rëndë për punonjësit e Zërit të Amerikës: më shumë se 500 punonjës, përfshirë ata të Radio Evropës së Lirë dhe Radios Azia e Lirë, pritet të humbasin vendet e punës.
Njoftimi vjen nga Kari Lake, drejtoreshë ekzekutive në detyrë e Agjencisë Amerikane për Median Globale (USAGM), e cila tha në X se agjencia po bën një reduktim të madh të stafit federal. Ky veprim vjen pavarësisht një vendimi të gjyqtarit federal që e pengoi shkarkimin e drejtorit të VOA-s, Michael Abramowitz.
Lake tha se qëllimi është përmirësimi i funksionimit të agjencisë dhe sigurimi që Zëri i Amerikës të dëgjohet ku ka më shumë rëndësi. Ndërkohë, punonjësit kanë paditur administratën për humbjen e vendeve të punës dhe e konsiderojnë veprimin “të padrejtë dhe të papranueshëm”.
USAGM mbikëqyr gjashtë institucione, përfshirë VOA, Radio Evropën e Lirë/Radio Liberty dhe Radion Azia e Lirë, që datojnë që nga Lufta e Ftohtë dhe kanë për qëllim të zgjerojnë ndikimin e SHBA dhe të luftojnë autoritarizmin.
KAQPATA