
Zyrtarë amerikanë pritet të jenë prezent në seancat e Gjykatës Speciale, ku do të prezantohen provat e mbrojtjes. Përfaqësues të Qeverisë së SHBA-ve do të marrin pjesë në seancat që fillojnë më 15 shtator, kur mbrojtja do të nisë me paraqitjen e dëshmitarëve dhe provave të tyre.
Më 18 gusht, avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi morën miratimin nga SHBA-të për deklaratën dhe dëshminë e dëshmitarit të koduar “1DW-003”. Identiteti i këtij personi është zbuluar për Trupin Gjykues, por mbetet konfidencial për publikun.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar një sërë kushte për dëshminë e 1DW-003, duke përfshirë: kufizime në fushën e pyetjeve të drejtpërdrejta dhe kryqëzuara, të drejtën e dëshmitarit për të refuzuar pyetje për arsye konfidencialiteti, dhe autorizimin e përfaqësuesve amerikanë të jenë të pranishëm gjatë dëshmisë. Një kërkesë zyrtare për këto masa do të paraqitet së shpejti.
KAQPATA