
Kur Bruce Willis dhe Emma Heming u martuan në vitin 2009, jeta e tyre dukej si një histori klasike dashurie në Hollywood. Megjithatë, mbi një dekadë më vonë, çifti u përball me një nga sfidat më të mëdha: diagnozën e aktorit me afazi dhe demencë frontotemporale.

Emma ka treguar shpesh publikisht se sa e vështirë ka qenë kjo periudhë. Ajo pranoi në intervista se ndryshimet në sjelljen e Bruce para diagnozës e bënë të dyshonte për martesën, pasi aktori i njohur për ngrohtësinë dhe humorin e tij filloi të tërhiqej dhe të dukej i ftohtë. Vetëm pas marrjes së diagnozës, gjithçka mori kuptim.
Në rrëfime të hapura, Emma ka pranuar se nuk është gjithmonë mirë. Në një mesazh prekës, ajo tha: “Nuk dua të keqkuptohem sikur jam mirë, sepse nuk jam. Por duhet të jem e fortë për veten, fëmijët dhe Bruce.” Ajo ka ndarë shpesh mesazhe inkurajuese për kujdestarët e tjerë, duke i ftuar të kujdesen edhe për veten.

Megjithëse ka theksuar se është mirënjohëse që burri i saj është ende pranë saj, ditë të veçanta si përvjetorët janë bërë të dhimbshme. Në një postim për 17-vjetorin e çiftit, Emma shkroi se tani këto ditë i mbushin zemrën me peshë dhe mall, por theksoi se dashuria e tyre ka qenë dhe mbetet e pakushtëzuar.
Një nga vendimet më të vështira për të ka qenë ta zhvendosë Bruce në një shtëpi tjetër, me kujdes të përhershëm profesional, për t’i ofruar fëmijëve një ambient më të qetë dhe të përshtatur për moshën e tyre. Megjithatë, Emma ka treguar se e viziton çdo ditë, ha mëngjes me të dhe se fëmijët kalojnë shumë kohë pranë tij.

Historia e tyre mbetet dëshmi e forcës dhe dashurisë së vërtetë, edhe përballë sfidave më të mëdha që mund të sjellë jeta.
KAQPATA