
Media kroate Index.hr raporton se një pilot i Forcave të Armatosura Kroate, J.I. (54), dhe partnerja e tij, A.M. (46), shtetase e Serbisë, janë vendosur në paraburgim në Split nën akuzën për spiunazh.
Piloti dyshohet për shpërndarje të informatave të fshehta mbi lëvizjet e KFOR-it, ndërsa partnerja e tij akuzohet për mbledhje dhe transmetim të të dhënave sekrete përmes aplikacioneve të koduara. Hetuesit kanë zbuluar mesazhe që lidhen me sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zubin Potok më 25 dhjetor 2022, si dhe komunikime me Vladimir Radivojević, i njohur si “Mami”, i lidhur me sulmin terrorist në Banjskë në vitin 2023.
Në një prej mesazheve, A.M. i kishte shkruar: “Duhet ta rregulloni sulmin ndaj KFOR-it si të dini dhe mundeni”, ndërsa piloti i kishte kthyer: “Natën e kaluar e shkatërruat vërtet”.
A.M., e cila më herët ka punuar si përkthyese për EULEX-in në Kosovë, ka deklaruar se ka bashkëpunuar edhe me shërbimin sekret gjerman BND. Çifti ishte njohur në Kosovë në vitin 2016 dhe lidhja e tyre kishte vazhduar me ndërprerje deri në arrestimin e fundit.
Presidenti kroat Zoran Milanoviq ka reaguar duke shprehur mbështetje për institucionet shtetërore në trajtimin e rastit. Hetimet pritet të zbardhin më tej përmasat e veprimeve të dyshuar të spiunazhit.
KAQPATA