
Serbia po mban sot paradën ushtarake në Beograd nën sloganin “Fuqia e Unitetit”, me mbi 10.000 trupa dhe 2.500 armë e pajisje ushtarake, raporton Radio Evropa e Lirë.
Paradën e shoqërojnë protesta antiqeveritare, të nxitura nga vdekja e 16 personave në një aksident në Novi Sad dhjetë muaj më parë. Policia dhe Xhandarmëria kanë vendosur kordon për të mos lejuar qytetarët dhe studentët të afrohen pranë hyrjes së paradës.
Analisti amerikan Kurt Bassuener e sheh këtë paradë si mesazh për fqinjët dhe një përpjekje për të forcuar kontrollin e brendshëm në Serbi, ndërkohë që polarizimi shoqëror po rritet. Njësitë e motorizuara, automjetet blinduara “Lazar 3”, “Millosh” dhe “Hummer”, si dhe pjesëtarët e njësive speciale parakaluan gjatë programit të paradës.
KAQPATA