Shqiptarët në Luginën e Preshevës mbeten jashtë përbërjes së re të Këshillit të Rregullatorit për Mediat Elektronike (REM) në Serbi. Enkel Rexhepi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka kritikuar votimin në Kuvend, ku tetë anëtarë u zgjodhën vetëm nga propozimet serbe, ndërsa kandidatët e pakicave kombëtare nuk morën mbështetje.
Rexhepi tha se kjo tregon një qasje diskriminuese dhe mungesë vullneti për përfaqësim të barabartë, duke e konsideruar REM një institucion të politizuar që shpesh portretizon negativisht shqiptarët dhe lë pa ndëshkim gjuhën e urrejtjes ndaj pakicave.
Ai paralajmëroi se përjashtimi i pakicave nga REM do të thotë heshtje ndaj diskriminimit mediatik dhe pamundësi që zëri i tyre të dëgjohet në një organ që duhet të garantojë pluralizmin dhe barazinë mediatike.
KAQPATA