Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka bërë të ditur se Serbia po zhvillon aktivitete për të ndryshuar qëndrimin e një pjese të komunitetit ndërkombëtar ndaj Kosovës. Ai paralajmëroi se janë dërguar edhe “befasi” të tjera, në kuadër të fushatës për çnjohje të Kosovës.
“Nuk e kemi neglizhuar aspektin e njohjeve ndërkombëtare,” tha Gjuriq për Radio Televizionin e Vojvodinës, duke përsëritur pretendimin se 28 shtete kanë tërhequr njohjet ndaj Kosovës gjatë 12 viteve të fundit.
Megjithatë, sipas Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të nënshkruar në Bruksel, Serbia ishte zotuar të mos pengojë dhe të mos lobojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Deklarata e Gjuriqit vjen në një kohë tensioni diplomatik dhe ngre pyetje për reagimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj veprimeve të Beogradit.
KAQPATA