Në rrugët pranë selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork janë parë tre kamionë që bartin mesazhe kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Sipas raportimeve, qëllimi i tyre është të tërheqin vëmendjen e publikut për “gjendjen e vështirë” të serbëve në Kosovë.

Kjo iniciativë vjen nga diaspora serbe në Shtetet e Bashkuara dhe përfshin fotografi që pretendohen të dokumentojnë krime të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe mesazhe që kritikojnë, sipas tyre, presionin ndaj komunitetit serb nga autoritetet në Prishtinë.
Fushata zhvillohet gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku marrin pjesë liderë botërorë, diplomatë dhe drejtues organizatash ndërkombëtare. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryediplomatja në detyrë, Donika Gërvalla, po marrin pjesë në aktivitetet e Asamblesë, ndërsa kryeministri Kurti pritet të nisë drejt SHBA-së, megjithëse Zyra e Kryeministrit ende nuk ka dhënë konfirmim zyrtar.


Fushata ka ngjallur reagime të ndryshme dhe vë në pah tensionet diplomatike midis Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht në kontekstin e promovimit të imazhit ndërkombëtar të shtetit kosovar.

KAQPATA