Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka shprehur shqetësim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për forcimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) me dronë kamikazë nga Turqia.
Edhe pse Serbia është vendi që shpenzon më shumë për armatim në rajon, Gjuriq u ankua se “Ky zhvillim e rrezikon stabilitetin rajonal dhe rrënon besimin ndërmjet palëve”. Ai tha se “pajisjet e reja ushtarake të Kosovës janë në kundërshtim me frymën e paqes që kërkon Këshilli i Sigurimit”.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur Beogradi vetë ka investuar ndjeshëm në modernizimin e ushtrisë, përfshirë blerje nga Rusia dhe Kina, duke ngritur shqetësime në kryeqytetet perëndimore për një garë armatimesh në rajon.
KAQPATA