
Mediat në Beograd raportojnë se nesër në Serbi do të nisin gërmimet për të kërkuar mbetje mortore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Komisioni qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se kërkimet do të zhvillohen në deponinë “Golo Brdo”, mes Novi Pazarit dhe Tutinit, me urdhër të Prokurorisë.
Sipas agjencisë Beta, kjo vendndodhje është propozuar nga delegacioni i Kosovës dhe është pranuar nga pala serbe në takimin e Grupit Punues për Personat e Zhdukur.
Procesi pritet të hedhë dritë mbi fatin e personave të zhdukur gjatë luftës, duke mbetur një ndër plagët më të rënda të së kaluarës.
KAQPATA