
Sena Tyfekçi, një gjimnaziste e dalluar nga Prizreni, ka fituar bursën prestigjioze “Türkiye Burslari” me mbulim të plotë (100%) për studime në Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin Akdeniz, Antalya, Turqi.
Përveç rezultateve të larta akademike, Sena është një talent i shumanshëm kulturor. Me një shpirt artistik të veçantë, ajo është aktivizuar në shumë organizime kulturore në Prizren, ku ka marrë pjesë si këngëtare dhe muzicente, duke u bërë pjesë e festivaleve dhe ngjarjeve shkollore e jashtëshkollore. Zëri dhe interpretimet e saj janë cilësuar shpesh si një pasuri për komunitetin lokal.
Sena është gjithashtu fituese e çmimit të tretë në garën kombëtare të eseve të organizuar nga Banka Qendrore e Kosovës, ku u vlerësua për mendimin kritik dhe qasjen origjinale ndaj temës.
Ajo ka falënderuar mësimdhënësit dhe veçanërisht profesorin e saj, Qazim Morina, për motivimin dhe mbështetjen. Për angazhimet akademike dhe kulturore, është nderuar me mirënjohje nga institucionet arsimore dhe Komuna e Prizrenit.

Ky kombinim i talentit shkencor dhe atij artistik e bën Senën një shembull frymëzimi për të rinjtë që synojnë të ndërthurin arritjet akademike me kulturën dhe artin.
KAQPATA