
Këngëtarja dhe aktorja amerikane Selena Gomez është martuar me producentin muzikor Benny Blanco dhe së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga festa e dasmës.
Ceremonia u mbajt në Santa Barbara, ku Selena u shfaq fillimisht me një fustan luksoz nusërie, ndërsa më vonë ndryshoi veshjen me një krijim elegant të Ralph Lauren, frymëzuar nga stili i viteve 1950. Për grimin, ajo përdori produktet e markës së saj, Rare Beauty.
Në rrjetet sociale nuk munguan urimet për çiftin, ndërsa komentet si “Dashuri dhe bukuri”, “Çifti më i bukur” dhe “Përrallat bëhen realitet” mbushën postimin e saj.

Sipas Vogue, në dasmë morën pjesë rreth 170 të ftuar, përfshirë emra të njohur si Taylor Swift, Steve Martin, Paul Rudd dhe Martin Short. Selena u shoqërua drejt altarit nga gjyshi i saj, David Cornett.
Historia e dashurisë së çiftit daton që nga vitet kur Selena ishte adoleshente. Ata kanë bashkëpunuar disa herë në muzikë, përfshirë këngët “I Can’t Get Enough” dhe “Single Soon”. Lidhja e tyre u konfirmua në dhjetor të vitit 2023, ndërsa fejesa ndodhi në fund të vitit të kaluar, kur Selena publikoi një fotografi me unazën e fejesës dhe mbishkrimin: “Përgjithmonë fillon tani”.
KAQPATA