
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është anuluar seanca e planifikuar për të hënën në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
DHSK-ja nuk i ka bërë të ditura arsyet e anulimit të kësaj seance. Megjithatë, ka njoftuar se seanca e radhës në këtë rast pritet të mbahet nesër më 30 shtator 2025, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin. Pas tij dëshmuan ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams, si dhe ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Stewart Duncan.
Ndërkohë, më 14 shtator 2025, në Hagë u mbajt një protestë masive në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, ku morën pjesë qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe mërgimtarë të shumtë.
DHSK-ja ka bërë të ditur se 14 nëntori 2025 është caktuar si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes, ndërsa parashtresat përfundimtare dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimat pritet të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025.
KAQPATA