Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë më 21 nëntor në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, i cili zhvillohet në Tiranë.
Sipas njoftimit të Qeverisë në detyrë, Kurti pritet të marrë pjesë sonte edhe në Darkën e Liderëve, e organizuar në kuadër të aktivitetëve të samitit.

Ngjarja kryesore e samitit do të mbahet në Pallatin e Brigadave në Tiranë, ku pritet të diskutohet për programet dhe mekanizmat e rinj që synojnë përshpejtimin e integrimit ekonomik dhe institucional të rajonit në Bashkimin Evropian.
KAQPATA