
Në kuadër të aktiviteteve letrare që mbajnë gjallë jetën kulturore të qytetit, më 26 shtator 2025, në Galerinë e Arteve në Ferizaj, do të mbahet promovimi i dy veprave më të reja të shkrimtarit Safet Syla.

Ngjarja organizohet nga Klubi Letrar “De Rada”, dhe do të fillojë në ora 15:30. Në këtë promovim do të prezantohen romani “Aty ku mbeti zemra” dhe libri me tregime “Brenda mureve të odës muze”, të cilat sjellin frymë të re dhe mesazhe të fuqishme përmes prozës bashkëkohore shqiptare.
Romani “Aty ku mbeti zemra” vjen si një rrëfim i ngrohtë dhe i thellë mbi jetën, kujtesën dhe lidhjen e pandarë me vendlindjen, ndërsa libri me tregime “Brenda mureve të odës muze” përmbledh histori që ndërthuren mes traditës, kulturës dhe realitetit të sotëm.
Promovimi pritet të mbledhë shkrimtarë, studiues, dashamirë të letërsisë dhe qytetarë të shumtë, duke e kthyer ngjarjen në një moment të rëndësishëm kulturor për Ferizajn dhe më gjerë.
KAQPATA