Një studim i përbashkët nga organizata GLOBSEC dhe Qendra Ndërkombëtare për Kundër-Terrorizëm ka zbuluar se Rusia ka ngritur një rrjet të gjerë agjentësh dhe kriminelësh të rekrutuar për sabotime nëpër Evropë. Këta individë, kryesisht rusishtfolës me të kaluar kriminale, po përdoren për të kryer operacione që synojnë destabilizimin e vendeve evropiane si pjesë e luftës hibride të Moskës.
Nga janari 2022 deri në korrik 2025, janë regjistruar 110 raste sabotimi të lidhura me Rusinë, kryesisht në Poloni dhe Francë. Sipas raportit, mbi 130 persona janë përfshirë në këto incidente, shumë prej tyre të rekrutuar në burgje apo përmes rrjeteve kriminale. Pagesat variojnë nga shuma të vogla për propagandë deri në shifra të mëdha për sulme ndaj infrastrukturës kritike.
Studimi thekson se Kremlini përdor rrugë të paligjshme për të financuar këto aktivitete dhe për të shmangur sanksionet perëndimore, duke përfshirë rrjetet kriminale në strategjinë e vet të luftës hibride. Ekspertët paralajmërojnë se këto veprime përbëjnë një formë hakmarrjeje ndaj BE-së për ndihmën që i ofron Ukrainës.
Ekspertët nga GLOBSEC kërkojnë që BE të forcojë kontrollin mbi platformat online si “Telegram”, të zgjerojë përkufizimin e “kërcënimeve hibride” dhe të krijojë bashkëpunim më të ngushtë mes sektorit publik dhe privat për parandalimin e operacioneve të tilla.
KAQPATA