James Rubin, ish-zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, ka dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë për negociatat me UÇK-në gjatë Konferencës së Rambujesë.
Ai tha se Hashim Thaçi nuk kishte autoritet të plotë për vendimmarrje brenda UÇK-së dhe duhej të konsultohej me të tjerë. Sipas tij, Thaçi ishte pragmatik, ndërsa disa nga bashkëpunëtorët e tij ishin më ekstremistë.
“Ne e bindëm delegacionin shqiptar të Kosovës që pavarësinë do ta kishin, por fillimisht shpëtojeni popullin”, deklaroi Rubin, duke theksuar se shumica zgjodhi të mbështeste NATO-n dhe Perëndimin.
KAQPATA