Në dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, James Rubin komentoi mbi një artikull të vitit 1999 të The New York Times, ku pretendohej se UÇK-ja kishte refuzuar propozimet e Madeleine Albright.
Rubin tha se nuk e kujton bisedën që përmendej, por mbante mend përshtypjen që i kishte lënë artikulli. “Domethënë nuk është gjithmonë e saktë. Ndoshta e ka ekzagjeruar atë [artikullin]”, u shpreh ai.
Ai shtoi se nuk kishte dijeni nëse Hashim Thaçi fliste gjuhën serbe, siç thuhej në shkrim. “Unë e dija që nuk fliste në gjuhën angleze”, deklaroi Rubin.
Dëshmia e tij po jepet si pjesë e mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet bashkë me ish-krerë të UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
KAQPATA