
Ish-diplomati amerikan, James Rubin, në një intervistë me gazetaren Christine Amanpour, ka kritikuar procesin gjyqësor në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar trupin gjykues si të njëanshëm.
Rubin u shpreh se pyetjet e gjyqtarëve i ngjanin më shumë paragjykimeve sesa kërkimit të së vërtetës. “M’u duk sikur ata tashmë kishin marrë vendim që UÇK ishte organizatë e strukturuar me Hashim Thaçin në krye. Kjo nuk është e vërtetë”, theksoi ai.
Ai rikujtoi se roli i gjyqtarëve është mbledhja e provave dhe jo ndërtimi i një narrative të paracaktuar. Sipas tij, prokuroria ka detyrë të argumentojë akuzat, ndërsa mbrojtja të paraqesë faktet e saj.
Deklarata e Rubin pritet të nxisë debat rreth paanshmërisë së Gjykatës Speciale, në një kohë kur procesi kundër Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së po vazhdon në Hagë.
KAQPATA