Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa – i njohur si Remi – ka reaguar pas dëshmisë së ambasadorit amerikan Kristofer Hill në Hagë. Përmes një postimi, ai tha se deklaratat e Hill tregojnë se disa mbetje të regjimit të Millosheviqit janë ende të pranishme në Kosovë.
“Dëshmi të forta nga Haga. Kristofer Hill: i vetmi që ngriti shqetësime për krimet e Hashim Thaçit ishte Millosheviq. Sot, disa mbetje të së njëjtës frymë ende janë në Kosovë, drejtësia nuk duhet të ndalet,” shkroi Mustafa.
Deklarata e tij vjen pas seancës ku Hill dëshmoi për zhvillimet e viteve të luftës dhe raportet e tij me udhëheqësit politikë të Kosovës në atë periudhë.
KAQPATA