
Një aksident ka ndodhur sot në bjeshkët e Istogut, ku një traktor është rrokullisur dhe shoferi ka mbetur i lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 16:05, policia është njoftuar se në bjeshkët e Istogut, në vendin e quajtur Starasellë, një traktor është rrokullisur dhe shoferi ka mbetur nën të. Në vendngjarje kanë dalë policia, autoambulanca dhe mjeku kujdestar. Për shkak të terrenit të papërshtatshëm, për ta nxjerrë shoferin ka intervenuar edhe ekipi i kërkim-shpëtimit”, tha Gashi.
Shoferi është dërguar fillimisht në Emergjencën e Pejës dhe më pas, me udhëzim të mjekut, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm.
Ngjarja është nën hetim, ndërsa autoritetet po monitorojnë gjendjen e të lënduarit.
KAQPATA