
Small boy looking out of a rainy window
Vetëm gjatë pesë viteve të fundit, 87 fëmijë janë braktisur në Kosovë, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas statistikave, në vitin 2020 u regjistruan 28 fëmijë të braktisur, ndërsa në vitin 2021 ky numër ra në 15. Në vitin 2022 pati një rritje të lehtë me 22 raste, kurse në vitin 2023 u regjistruan vetëm 9 foshnje. Megjithatë, gjatë vitit 2024 shifrat u rritën sërish, duke arritur në 23 raste.
Nga qytetet e Kosovës, Prishtina prin me numrin më të lartë të fëmijëve të braktisur në vitin 2024, me 12 raste. Pas saj renditen Mitrovica me 4 raste, Prizreni me 3, ndërsa në Pejë, Gjilan dhe Ferizaj janë regjistruar nga dy raste secili.
Këto shifra po ngrenë shqetësime serioze për institucionet, duke nxjerrë në pah nevojën për masa më të fuqishme në mbrojtjen e fëmijëve dhe mbështetjen e familjeve që përballen me vështirësi sociale.
KAQPATA