Sean “Diddy” Combs ka përjetuar një incident të rrezikshëm brenda Qendrës Metropolitan të Paraburgimit (MDC) në Brooklyn, sipas mikut të tij të ngushtë, Charlucci Finney. Një i burgosur dyshohet se hyri në qelinë e reperit dhe i vendosi një thikë të improvizuar në fyt. Finney përshkroi situatën si “tmerruese” dhe tha se sulmi mund të ketë qenë një paralajmërim i orkestruar, jo një akt i rastësishëm dhune.
Incidenti nxjerr në pah kushtet e vështira në MDC, të njohur për mungesë personeli, sulme dhe kontrabandë armësh. Diddy, i cili po kryen një dënim prej 50 muajsh për akuza të lidhura me prostitucionin, ishte objektiv i kërcënimeve për shkak të profilit të tij të lartë.
Ekipi ligjor i reperit po kërkon transferimin e tij në FCI Fort Dix në New Jersey, një burg me siguri më të ulët, për t’i siguruar qasje në programe rehabilitimi dhe vizita familjare, larg kaosit të Brooklyn-it. Finney tha se ky lëvizje do të ishte një lehtësim i madh për të dhe për sigurinë e Diddy-t.
KAQPATA