Prokurori i distriktit të Utah-s, Jeff Gray, ka bërë publike mesazhet mes Tyler Robinson, të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk, dhe shokut të tij të dhomës, i cili i dorëzoi ato tek policia.
Sipas Gray, Robinson dhe shoku i dhomës kishin një marrëdhënie romantike. Në një prej mesazheve, Robinson i kishte thënë: “Shiko poshtë tastierës sime”. Aty ishte fshehur një shënim ku shkruhej: “Pata mundësinë ta eliminoj Charlie Kirk, dhe do ta shfrytëzoj.”
Shoku i dhomës reagoi i habitur duke i thënë: “Çfarë? Po bën shaka.” Megjithatë, komunikimet vijuan, dhe sipas prokurorit, Robinson i raportonte për lëvizjet e tij ndërkohë që përpiqej t’i shmangej policisë.
Në një mesazh tjetër, ai shkruante për Kirk: “Më ka ardhur hunda me urrejtjen e tij. Disa lloje urrejtjesh nuk mund të negociohen.”
Këto dëshmi e rëndojnë edhe më shumë pozitën e Robinson, i cili tashmë përballet me akuza të rënda për vrasjen e aktivistit konservator.
KAQPATA