
Njëri nga çiftet më të komentuar në mediat rozë, këngëtari Robert Berisha dhe modelja Ana Skrel, duket se mund të kenë vendosur të japin fund lidhjes së tyre.
Spekulimet për ndarje nisën pas mungesës së një urimi publik nga Roberti për ditëlindjen e Anës, një gjest që zakonisht do të shihej në rrjetet sociale. Situata u bë më e qartë kur ndjekësit vunë re se çifti nuk ndiqej më reciprokisht në platformat e tyre, duke ngritur dyshime se marrëdhënia mund të jetë përfundimisht e mbyllur.
Megjithatë, nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga të dy, dhe mbetet e paqartë nëse kjo është një ndarje përfundimtare.


KAQPATA