
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka njoftuar se më 24 shtator 2025 do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “All Natural”, shkruan albinfo.ch. Ky pritet të shënojë një tjetër rikthim të fuqishëm të saj në tregun global të muzikës pop.
Në rrjetet sociale, artistja ka ndarë disa pamje ekskluzive nga projekti i ri, duke rritur pritshmëritë e fansave në mbarë botën.
Duke pasur parasysh sukseset e mëparshme të Ritës në listat ndërkombëtare, “All Natural” shihet si një nga projektet më të komentuara të muajit, me potencial të madh për të dominuar skenën muzikore botërore.

KAQPATA