

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka rrëfyer për herë të parë se ishte ajo që i propozoi martesë regjisorit të njohur Taika Waititi gjatë një udhëtimi romantik në Palm Springs.
Në një episod të podkastit “Begin Again” me Davina McCall, Rita tregoi se si theu traditën dhe ra vetë në gjunjë për të bërë propozimin. “Isha në një dhomë hoteli shumë luksoze, me tullumbace dhe tortë. I bëra unazat dhe i thashë: ‘Nëse do të thuash jo, do të më duhet të heq rrobat’,” rrëfeu këngëtarja 34-vjeçare.
Taika, 49 vjeç, i pranoi propozimin me shumë gëzim dhe çifti u martua në një ceremoni private në Los Angeles më 4 gusht 2022. Dasma u organizua në vetëm dy javë për t’u mundësuar vajzave të regjisorit të ishin pjesë e festës.
Një histori dashurie që thyen stereotipe dhe tregon guximin e Ritës në marrëdhënien e saj me Taika Waititin.
KAQPATA