Superylli i muzikës pop dhe biznesmenia miliardere, Rihanna, është fotografuar së fundmi në publik duke treguar me krenari barkun e rrumbullakosur, teksa po shijon ditët e fundit të shtatzënisë së saj.
Këngëtarja 37-vjeçare, tashmë nënë e dy djemve me partnerin e saj, reperin A$AP Rocky, po pret me padurim ardhjen në jetë të fëmijës së tretë. Çifti është ndër më të komentuarit në botën e showbizit, si për historinë e tyre të dashurisë, ashtu edhe për mënyrën se si Rihanna ka vendosur ta përjetojë dhe ta shfaqë shtatzëninë në publik.

Që nga dalja e saj e parë shtatzënë në vitin 2022, Rihanna ka thyer tabu duke sjellë një qasje të re në modën e grave në pritje. Me veshje që theksojnë barkun dhe vetëbesimin, ajo ka shndërruar pritjen në një deklaratë stili dhe force personale.
Edhe këtë herë, me një kombinim të thjeshtë – bluzë me vija dhe xhinse të gjera – ylli i “Umbrella” tregoi se stili dhe rehatia mund të ecin paralelisht.
Fansat e saj në mbarë botën mezi presin lajmin për ardhjen e fëmijës së tretë të çiftit, ndërsa Rihanna vazhdon të shijojë këtë periudhë me qetësi dhe elegancë.
KAQPATA