Edhe një nga yjet më të pasura të botës, Rihanna, nuk i shpëtoi dështimeve financiare. Projekti i saj luksoz i modës, “Fenty”, në bashkëpunim me gjigantin francez Louis Vuitton Moët Hennessy (LVMH), i kushtoi këngëtares 36 milionë dollarë.
“Fenty” u lansua në vitin 2019 si një markë revolucionare që synonte të përfaqësonte diversitetin dhe feminitetin modern. Megjithatë, pas vetëm dy vitesh, projekti u mbyll për shkak të humbjeve të mëdha dhe mungesës së shitjeve.
Pandemia, çmimet e larta dhe strategjia e kufizuar e shitjeve online e bënë markën të paqëndrueshme. Edhe pse investimi dështoi, Rihanna mbetet një figurë e fuqishme në industrinë e modës dhe bukurisë. Me markat “Fenty Beauty” dhe “Savage X Fenty”, ajo sot vlerësohet me pasuri rreth 1.4 miliardë dollarë.
Nga Barbados në botë, Rihanna dëshmon se edhe dështimet mund të jenë pjesë e suksesit.
KAQPATA