Kosova po përballet këtë vit me një ulje të ndjeshme të natalitetit. Sipas të dhënave të fundit zyrtare, rreth 1500 foshnje më pak kanë lindur krahasuar me vitet paraprake, një trend që po shqetëson seriozisht ekspertët e demografisë dhe sociologjisë.
Rritja e kostos së jetesës, përfshirë edhe çmimin e qumështit për foshnje, si dhe gjendja e përgjithshme ekonomike, vlerësohen si faktorët kryesorë që po ndikojnë në këtë rënie.
Raporti përfundimtar i popullsisë tregon se Kosova në vitin 2024 kishte 1,585,566 banorë rezidentë, duke sinjalizuar sfida të reja për strukturën demografike të vendit.
KAQPATA