
Janë refuzuar 4,532 aplikime për subvencionim të blerjes së teksteve shkollore, sipas verifikimit të bërë nga koordinatorët nëpër shkolla. Nga gjithsej 196,405 aplikime të shqyrtuara, 191,873 janë miratuar, ndërsa 5,886 të tjera presin verifikim.
Sipas Ministrisë së Arsimit, deri më tani janë paraqitur 202,291 aplikime. Buxheti i ndarë për këtë program në vitin shkollor 2025/26 është 12.8 milionë euro, ndërsa pagesat e fazës së parë dhe të dytë janë realizuar në të njëjtën shumë. Aktualisht 21,198 prindër janë në pritje të ekzekutimit të subvencionimit, me një vlerë totale prej 1.69 milionë euro.
Ky është viti i tretë i aplikimit të kësaj skeme, ku subvencionet janë nga 80 euro për nxënësit e klasave 1–9, për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore. Megjithatë, shumë prindër kanë shprehur pakënaqësi për shumën e konsideruar të pamjaftueshme.
Procesi i aplikimit bëhet në platformën e-Kosova, ndërsa koordinatorët e shkollave kanë rol vendimtar në aprovimin ose refuzimin e kërkesave.
KAQPATA