
Në Klinikën e Hematologjisë të QKUK-së u krye me sukses trajtimi i një pacienti 56-vjeçar me Trombocitopeni Trombocitike Purpurike (TTP), një gjendje e rrallë dhe kërcënuese për jetën.
Sipas SHSKUK-së, diagnostikimi i hershëm dhe bashkëpunimi multidisciplinar i mjekëve dhe infermierëve të Klinikës së Hematologjisë dhe Pediatrisë, së bashku me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, garantuan suksesin e procedurës.
Ky rast thekson rëndësinë e aparaturave moderne dhe koordinimit profesional, duke bërë që QKUK të konsiderohet qendër referente për trajtimin e sëmundjeve të rënda të gjakut. /KAQPATA/