Rasim Hasan, aktualisht Drejtor i Arsimit në komunën e Lipjanit, ka shpallur kandidaturën e tij për Asamblenë Komunale në zgjedhjet e ardhshme lokale, duke u prezantuar me numrin 5 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Hasani, i njohur për kontributin e tij në sektorin e arsimit dhe për përpjekjet për zhvillimin e infrastrukturës shkollore në Lipjan, ka theksuar se prioritet i tij do të jenë edukimi cilësor për të gjithë fëmijët e komunës, përmirësimi i kushteve të shkollave dhe mbështetja e mësimdhënësve.

Rasim Hasani fton qytetarët e Lipjanit që të angazhohen në procesin zgjedhor dhe të japin votën e tyre për numrin 5 në listën e LDK-së, duke u bërë pjesë e ndryshimeve pozitive për komunën.
KAQPATA