Deputeti serb, Nenad Rashiq, është zgjedhur nënkryetar i pestë i Kuvendit të Kosovës. Propozimi u bë nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, dhe mori mbështetjen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në votim, 71 deputetë votuan pro, 9 kundër dhe 24 abstenuan. Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës zgjodhën të mos votojnë për kandidaturën e Rashiqit.
Pas shpalljes së rezultatit, Basha konfirmoi se Kuvendi është zyrtarisht i konstituar, duke shtuar se puna do të vazhdojë me temat dhe sfidat që e presin përbërjen e re parlamentare.
KAQPATA