
Në kuadër të fushatës zgjedhore, kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka zhvilluar takime në Kishnarekë dhe Komoran, ku u prezantuan edhe kandidatët Alban Zogaj dhe Edon Nishori, përfaqësues të listës me “101 arsye për Drenasin Kampion”.

Para qytetarëve të mbledhur, Lladrovci theksoi se puna dhe investimet e deritanishme janë dëshmi e qasjes së tij transparente dhe të hapur. Ai nënvizoi se Drenasi mbetet “zemra e Kosovës” dhe se ka vendosur të garojë për të siguruar edhe një mandat të ri.
“Me qytetarët ju themi atyre që e lakojnë emrin e Drenasit, nuk votohet symbyllur. Nuk votohet as për ideologët e kaluarës. Ne jemi ballëhapur me punët tona dhe me qytetarët tanë kampionë për të vazhduar për Drenasin kampion,” tha Lladrovci.
Ai shtoi se katër vitet e ardhshme do të jenë vazhdimësi e projekteve zhvillimore për komunën.
KAQPATA