Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në Forumin e Paqes në Paris, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, ku u diskutua mbi bashkëpunimin ndërkombëtar dhe paqen globale.
Gjatë fjalës së tij, Rama e cilësoi Bashkimin Evropian si “projektin më të jashtëzakonshëm të njerëzimit” dhe theksoi se integrimi i Shqipërisë në BE do të sillte përfitime për gjithë kontinentin. Ai shtoi se bashkimi i 500 milionë qytetarëve europianë e bën Evropën më të fortë dhe se politika e bashkëpunimit dhe dialogut me shtetet e rajonit është thelbësore.
Rama nuk e la pa përmendur situatën në rajon, duke theksuar se pavarësia e Kosovës është njohur nga Perëndimi, por mbetet problem për Serbinë, çka sipas tij pasqyron “ballkanizimin” e Evropës. Ai shtoi se Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE-së për të kontribuar në një të ardhme të qëndrueshme dhe paqësore.
Kryeministri gjithashtu kritikoi mungesën e një vizioni të qartë të BE-së për paqen, duke theksuar nevojën për autonomi, politikë të jashtme dhe plane konkrete paqeje nga kontinenti europian.
KAQPATA