
Gjatë manifestimit të Vidovdanit në Gazimestan, disa politikanë serbë dhe individ tentuan të provokonin Policinë e Kosovës duke refuzuar të respektojnë urdhrat dhe duke krijuar tensione të panevojshme.
Stefan Velkoviq, nga partia “Demokracia Serbe”, u përball me policinë kur refuzoi të largohej nga vendi i ngjarjes, duke mbajtur bluzë me fotografinë e liderit Aleksandar Arsenijeviq, i cili po kërkohet nga autoritetet për shkak të armëve të fshehura.
Policia e Kosovës reagoi me qetësi dhe profesionalizëm, duke ruajtur rendin dhe sigurinë pa lejuar eskalim të situatës. Zëvendëskomandanti Veton Elshani konfirmoi se Arsenijeviqi do të intervistohet sapo të kapet.
Kjo situatë tregon përsëri përkushtimin e Policisë së Kosovës për të mbrojtur rendin dhe ligjin, duke iu kundërvënë provokimeve që tentojnë të destabilizojnë vendin.
KAQPATA