Me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit, shumë njerëz ndiejnë nevojë më të madhe për të ngrënë ushqime të ngrohta dhe të plota. Sipas ekspertëve, kjo ndodh sepse organizmi kërkon të ruajë energjinë dhe temperaturën trupore gjatë ditëve të ftohta.
Në këtë periudhë, aktiviteti fizik zvogëlohet, ndërsa qëndrimi në ambiente të mbyllura shton ndjenjën e urisë. Për pasojë, trupi kërkon më shumë ushqim për ta kompensuar këtë mungesë lëvizjeje.
Ushqimet e stinës si supat me perime, drithërat, arrorët dhe agrumet janë burim i shkëlqyer vitaminash e mineralesh. Ekspertët këshillojnë konsumimin e produkteve natyrale të stinës, pasi ato ndihmojnë në forcimin e imunitetit dhe mbrojtjen ndaj virozave të dimrit.
Mollët e vjeshtës dhe agrumet e dimrit janë ndër frutat më të dobishme, falë përmbajtjes së lartë të fibrave dhe vitaminës C, që ndihmojnë tretjen dhe mbrojnë trupin nga sëmundjet sezonale.
KAQPATA