
Në qendër të qytetit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq, duke ngjallur reagime të forta nga komuniteti shqiptar. Politikania nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi, e ka cilësuar këtë veprim si kërcënim serioz ndaj sigurisë dhe bashkëjetesës ndëretnike.
Mustafi tha se grafitet, të shfaqura publikisht, përfaqësojnë nacionalizëm dhe provokim ndaj shqiptarëve, duke theksuar se procesi i serbizimit të Bujanocit po zhvillohet me mjete më të sofistikuara dhe jo vetëm përmes dhunës së hapur. Ai kritikoi mungesën e reagimit nga institucionet dhe autoritetet lokale ndaj këtyre ngjarjeve.
Grafitet vijnë pas sulmeve të mëparshme ndaj simboleve dhe figurave kombëtare shqiptare, duke krijuar një klimë frikësimi dhe tensioni në qytet.


KAQPATA