
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë manifestimit të “Vidovdanit” ka shoqëruar në stacion policor 17 persona, të cilët dyshohet se kanë provokuar turmën, kanë nxitur urrejtje dhe kanë pasur veshje me përmbajtje nxitëse, në kundërshtim me ligjin.
Sipas njoftimit zyrtar, një nga personat e arrestuar është dërguar në mbajtje për armëmbajtje pa leje, një tjetër është gjobitur për kundërvajtje, katër janë liruar, ndërsa 11 të tjerë janë ende në intervistim.
Pavarësisht ndërhyrjeve, Policia konfirmon se manifestimet kanë kaluar pa incidente madhore.
“Të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në komunikatë.
“PK-ja falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, dhe siguron se do të vazhdojë me përkushtim zbatimin e detyrave dhe mbrojtjen e rendit kushtetues në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim”.
Policia kishte ndërmarrë masa të zgjeruara sigurie në të gjitha rajonet e vendit, përfshirë orientimin e trafikut dhe kontrollin e kufijve, duke siguruar një menaxhim efikas dhe të qetë të ngjarjeve.
Ky reagim i shpejtë dhe profesional i Policisë së Kosovës dëshmon përkushtimin institucional ndaj ligjit dhe mbrojtjes së rendit publik.
KAQPATA