Protesta e organizuar nga OVL e UÇK në Strasburg ka përfunduar pasi nisi në orën 13:00. Qindra pjesëmarrës u mblodhën për të shprehur mbështetjen e tyre për ish krerët e UÇK që po mbahen në Hagë dhe për të kërkuar drejtësi në procesin gjyqësor ndaj tyre.
Organizata e Veteranëve njoftoi se ka dërguar letra të gjithë anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës, ku theksohen shqetësimet për procedurat dhe trajtimin e të akuzuarve në Hagë.
Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në Prishtinë, Tiranë dhe Hagë, duke treguar se kërkesa për drejtësi mbetet një kauzë e fuqishme për shumë qytetarë shqiptarë.
KAQPATA
