
Zyrat e Partisë Progresive Serbe (SNS) në Beograd janë vënë në flakë gjatë natës, në pesën e pestë të trazirave antiqeveritare që po përfshijnë Serbinë. Demonstratat shpërthyen pas shembjes tragjike të stacionit hekurudhor në Novi Sad në nëntor të vitit të kaluar, ku humbën jetën 16 persona.
Protestuesit, të zemëruar nga korrupsioni i qeverisë, sulmuan zyrat e partisë dhe thyen xhamat e selisë së Partisë Radikale Serbe, partner i koalicionit qeverisës. Policia përdori granata shokuese dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat, duke u përballur me akuza për dhunë dhe brutalitet.

Komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës, Michael O’Flaherty, u shpreh i shqetësuar për përdorimin e forcës joproporcionale dhe bëri thirrje për ndalimin e arrestimeve arbitrare.
Presidenti Aleksandar Vuçiq reagoi në Instagram, duke e quajtur dhunën “shprehje të dobësisë totale” dhe duke premtuar ndëshkimin e huliganëve. Megjithatë, ai ka refuzuar vazhdimisht thirrjet për zgjedhje të parakohshme, duke e denoncuar lëvizjen si komplot të huaj.

Protestat kanë nxjerrë në rrugë qindra mijëra qytetarë, të cilët kërkojnë hetime transparente dhe fundin e sundimit 12-vjeçar të Vuçiqit. Situata mbetet e tensionuar dhe pasiguria po rritet çdo ditë në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë.
KAQPATA