Mijëra qytetarë shqiptarë u mblodhën sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të mbështetur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët ndodhen në Hagë. Protesta, me moton “Unë jam UÇK”, u ndoq dhe u raportua nga mediat ndërkombëtare.
Sipas The Washington Post, protestues nga Kosova dhe vende të tjera evropiane mbushën sheshin kryesor të kryeqytetit shqiptar për të shprehur mbështetje ndaj luftëtarëve të lirisë.
The Telegraph thekson se veteranët e luftës së Kosovës dhe mijëra mbështetës të tyre u mblodhën për të kundërshtuar një gjykatë të mbështetur nga Bashkimi Evropian, duke e konsideruar procesin ndaj ish-luftëtarëve të njëanshëm dhe të padrejtë.
Ndërkohë, agjencia Anadolu raporton se protesta ishte një ngjarje kombëtare, duke tërhequr shqiptarë nga të gjitha trojet shqip-folëse për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Ky zhvillim nënvizon jo vetëm rëndësinë historike dhe emocionale të ish-luftëtarëve të UÇK-së për shqiptarët, por edhe interesin që kjo çështje ka në arenën ndërkombëtare.
KAQPATA