
Një incident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku një person ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë pas shqiptimit të një tikete ndaj tij. I dyshuari është arrestuar, ndërsa në përleshje kanë mbetur të lënduar edhe zyrtarët e rendit.
Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 21:40 të datës 14 qershor 2025.
“Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti, për shkak të shqiptimit të një tikete, kishte kanosur dhe sulmuar zyrtarët policor. Gjatë sulmit, i dyshuari është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Edhe zyrtarët policor kanë pësuar lëndime të lehta gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tij.”
Pas incidentit, i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
KAQPATA