
Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare për të dalë nga Kosova.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare të Dheut të Bardhë pritjet arrijnë deri në 1 orë e 30 minuta.
Edhe në Merdarë qytetarët po presin mbi një orë, ndërsa në Jarinje pritjet shkojnë deri në 40 minuta.
Autoritetet apelojnë tek qytetarët që të informohen paraprakisht mbi gjendjen në kufi dhe të planifikojnë kohën e udhëtimit për të shmangur pritjet e gjata.
KAQPATA