Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në festivalin e teknologjisë DokuTech, ku ka theksuar përparimin e kryeqytetit në fushën e inovacionit dhe digjitalizimit.
“Prishtina është një prej gjashtë qyteteve të para në botë që e ka futur mësimin e Inteligjencës Artificiale dhe Kodimit në shkolla. Është gjithashtu qyteti i parë në rajon me infrastrukturë të plotë Smart City,” deklaroi Rama.
Ai njoftoi se DokuTech do ta ketë shtëpinë e përhershme në zemër të Prishtinës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për komunitetin e inovacionit. “Kjo që nisi si ëndërr, sot është realitet. Bashkë do ta bëjmë Prishtinën shembull për t’u marrë model,” shtoi ai.
Në përmbyllje të fjalës, Rama theksoi: “Kjo nuk është e ardhmja, kjo është e tashmja.”
KAQPATA