Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është larguar plotësisht azbesti nga hapësirat e tulltores dhe depos pranë stacionit të vjetër të trenit — një material i njohur për rrezikun e lartë kancerogjen që paraqet për shëndetin publik.
Rama tha se ky veprim shënon një hap të madh drejt një Prishtine më të gjelbër dhe të sigurt. “Po pastrojmë gjurmët e së kaluarës për t’i hapur rrugë një të ardhmeje të qëndrueshme,” u shpreh ai në një postim publik.
Ai shtoi se ky projekt nuk është thjesht ndërhyrje mjedisore, por akt kujdesi për qytetarët dhe për jetën në kryeqytet.
Largimi i azbestit konsiderohet arritje e rëndësishme për mjedisin dhe shëndetin publik në Prishtinë, duke reduktuar ndjeshëm rreziqet e ekspozimit ndaj këtij materiali toksik.
KAQPATA