
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një vizitë në Staten Island, New York, ku është takuar me bashkatdhetarët dhe përfaqësuesit e shoqatave shqiptare në këtë zonë.
Në një postim në Facebook, Osmani ka shprehur mirënjohje për pritjen e jashtëzakonshme që i është bërë. Ajo theksoi rolin e mërgatës në historinë e Kosovës dhe kontributin e saj në ruajtjen e lidhjes me atdheun.
“Historia e Kosovës është histori e sakrificës dhe përpjekjeve të përbashkëta. Në këtë histori, mërgata jonë në Amerikë ka shkruar një kapitull të ndritshëm, gjithmonë krah për krah me popullin tonë, duke dëshmuar se largësia nuk e shuan kurrë dashurinë për atdhe”, ka theksuar Osmani.
Takimi është pjesë e përpjekjeve të presidentes për të ruajtur lidhjen me diasporën dhe për të njohur angazhimin e komunitetit shqiptar jashtë vendit
KAQPATA