Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pranuar Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e Vietnamit në Shqipëri, Pham Thi Thu Huong. Gjatë takimit, Begaj vlerësoi marrëdhëniet tradicionale midis dy vendeve, që zgjasin mbi 75 vjet, dhe nënvizoi rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor.
Ai gjithashtu theksoi se Shqipëria do ta mirëpriste një rishikim të qëndrimit të Vietnamit për njohjen e Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare, duke nënvizuar se Kosova është një realitet i pakthyeshëm në Ballkanin Perëndimor.
KAQPATA