
Një rrëfim ekskluziv nga Arsim Jashari për luftën, prapavijën dhe figurat e pavdekshme të rezistencës shqiptare
MIA Network sjell sot premierën e pjesës së parë të dokumentarit “Në emër të lirisë”, ku ish-pjesëtari i njësisë speciale të UÇK-së, Arsim Jashari, rrëfen një copëz nga jeta e tij gjatë dhe pas luftës.
Në rrëfimin e tij, Arsim Jashari ndalet me nderim te figurat e mëdha të luftës – duke përmendur me respekt të thellë Tahir Sinanin, të cilin e quan “komandantin që nuk njohu kufi, sepse luftoi në Kosovë, në Preshevë dhe në Maqedoni”, dhe Komandant Lleshin – Ridvan Qazimin, si simbol të guximit në luftën për Luginën.
Në këtë episod të parë, Jashari ndan me publikun histori të pathëna më parë për Operacionet e Njësisë Speciale të UÇK-së , përballjen me forcat serbe në prapavijë, por edhe momente të vështira pas luftës dhe raportet me UÇPMB-në – një kapitull i shpesh i harruar i rezistencës shqiptare.
Dokumentari është i ndarë në dy pjesë, ndërsa premiera e sotme shënon vetëm fillimin e një rrëfimi autentik, të ngarkuar me emocion, dhimbje dhe krenari.
KAQPATA
Këta emra që s’duhet t’i lëmë në harresë, – sepse ata nuk luftuan për lavdi personale, por për tokën dhe lirinë e çdo shqiptari.